
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, në vizitën e tij zyrtare në Tiranë, theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve midis Turqisë dhe Shqipërisë.
Gjatë takimeve me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama, Erdogan nënshkroi tri marrëveshje në bujqësi, arsimin e lartë dhe marrëdhëniet me publikun.
Ai shprehu angazhimin për të rritur vëllimin e tregtisë në 2 miliardë dollarë dhe për të mbështetur Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Po ashtu, u diskutua edhe për luftën kundër terrorizmit dhe situatën në Palestinë.
“Me deklaratën e përbashkët që nënshkruam, theksuam vendosmërinë tonë për të zhvilluar dhe thelluar Këshillin tonë në fusha të ndryshme.
Ne kemi konfirmuar vullnetin tonë për të avancuar bashkëpunimin tonë me 3 marrëveshje që kemi nënshkruar në fushën e bujqësisë, arsimit të lartë, marrëdhënieve me publikun dhe komunikimit.
Ne vazhdojmë përpjekjet tona kolektive për të rritur vëllimin e tregtisë në 2 miliardë dollarë në fazën e parë.
Ne do t’i japim gjithashtu mbështetjen e nevojshme partnerit tonë strategjik dhe aleatit të NATO-s në përmbushjen e nevojave të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në fushën e pajisjeve ushtarake dhe stërvitjes.
Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të fortë në fushën e shëndetësisë me funksionimin e përbashkët të Spitalit të Fierit, të cilin e ndërtuam në kohë rekord në vitin 2021.
Ne diskutuam edhe çështjen e luftës së përbashkët kundër organizatave terroriste, veçanërisht FETÖ-së me mikun tim të dashur Kryeministër zotin Rama.
Shpresojmë se do të vazhdojmë efektivisht luftën tonë kundër organizatave terroriste me vendimet që marrim sot.
Persekutimi i Izraelit në territoret e pushtuara palestineze, veçanërisht në Gaza dhe në Liban, janë ndër pikat kryesore të axhendës së diskutimit tonë.
Shpresoj që konsultimet dhe vendimet tona që marrim të çojnë në mirësi”, shprehet Erdogan.