Vendosni fjalën kyçe....

Princesha Kate Middelton bën daljen e saj të parë publike pas përfundimit me sukses të kimioterapisë


Princesha e Uellsit, Catherine, dhe Princi William bënë një pelegrinazh emocional në Southport për të ngushëlluar familjet e tre vajzave që humbën jetën në tragjedinë e sulmit me thikë në korrik.

Atje, ata patën një takim privat me familjet e tre fëmijëve që vdiqën në një sulm me thikë korrikun e kaluar.

Më pas çifti mbretëror u takuan edhe me punonjësit e shërbimeve të urgjencës që iu përgjigjën incidentit tragjik.

Dalja e Kate ishte një surprizë për të gjithë pasi kjo është një nga paraqitjet e saj të pakta publike këtë vit që prej kohës që u diagnostikua me kancer.

Mesa duket me përfundimin e kimioterapisë, princesha ka nisur që dalëngadalë t’i kthehet detyrave të saj mbretërore./Daily Mail