Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Kashtëbardhë të Lushnjës.
Një autobot i mbushur me karburant është përplasur me një mjet bujqësor.
Shoferi i autobotit ka përfunduar në kanal.
Në vendngjarje ndodhen ambulanca, forcat e shumta të policisë dhe banorë të zonës të cilët po punojnë për nxjerrjen e shoferit nga kanali.