Vendosni fjalën kyçe....

Hapen në Tiranë gjashtë pika të testimit të shpejtë për Covid-19


Sipas ministres së Shëndetësisë, në Tiranë janë hapur 6 pika për të kryer testin e shpejtë lidhur me Covid-19.

Në një deklaratë, ministrja Manastirliu tha se testimet do kryhen në bashkëpunim me mjekun e familjes sipas një regjistri elektronik.

Ajo tha se qytetarët që do shfaqin simptoma të Covid-19 do e bëjnë testin e shpejtë në qendrat shëndetësore të përcaktuara.

“Sot kemi filluar me testimin e shpejtë në Tiranë, në komunitet, në 6 pika të identifikuara për të kryer testimet në komunitet sipas një sistemi të mirëorganizuar me mjekun e familjes, me rregjistrin elektronik të fashave orare, ku qytetarët të cilët janë pjesë e indikacioneve, pra për 5 ditët e para të sëmundjes dhe ku mjeku i familjes vlerëson se duhet kryer testimin e shpejtë, vijnë në këto qendra shëndetësore.” – tha Manastirliu.

Ajo sqaroi qendrat shëndetësore që janë përshtatur për të kryer testin e shpejtë. Po kështu ajo u bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë rregullat e distancimit shoqëror gjatë festave të fundvitit për të frenuar përhapjen e virusit.

“Sigurisht do të vijojë në gjithë Shqipërinë, në qendrat e testimit në komunitet. Në Tiranë kemi filluar me 6 pika: Në qendrën shëndetësore nr. 9, qendrën shëndetësore nr.10, në qendrën shëndetësore të Kombinatit, në qendrën shëndetësore Qyteti Studenti, në qendrën shëndetësore Kodër-Kamëz dhe gjithashtu edhe në pikën e Brrakës, në qendrës shëndetësore nr. 4. Është shumë e rëndësishme tashmë që vijnë edhe festat e fundvitit, të jemi të gjithë sa më shumë vigjilentë dhe të impenjuar për të ruajtur masat e distancimit social, vendosjen e maskës, ruajtja e higjienës.” – tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *