Vendosni fjalën kyçe....

Milani e mbyll me barazim sezonin në Seria A


 

AC Milan e ka mbyllur në barazim dramatik sezonin 23/24 në Seria A.

Kuq e zinjtë barazuar 3-3 ndaj Salernitanas mbrëmjen e sotme.

Pjesa e parë përfundoi në avantazhin e “djallit të kuq” me golat e Leaos dhe Giroud.

Në pjesën e dytë Simy ngushtoi shifrat për Salernitanan ndërsa Calabria shënoi golin e tretë për Milanin.

Më pas Sambia dhe Simy në minutat e fundit të kohës së rregullt shënuan dy gola për dy minuta duke barazuar shifrat.

Ky barazim nuk dikon në renditjen e asnjë prej të dyja skuadrave me kuq e zinjtë që e mbyllin ne vendin e dytë me 75 pikë dhe Salernitanan që e mbyll e fundit me 17 pikë dhe zbret në Seria B.