Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria rikthen vizat për Bjellorusinë


Shqipëria ka rikthyer vizat me Bjellorusinë.

Sipas njoftimit, është vendosur pezullim i pjeshëm i marrëveshjes miratuar në 2020 midis dy shteteve.

“Pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, miratuar me vendimin nr.152, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave”, thuhet në vendim.

Kujtojmë se Bjellorusia është shteti aleat kryesor i Rusisë.