Vendosni fjalën kyçe....

Serbët venë barrikadë në anën e tyre të kufirit, bllokohet lëvizja në pikën kufitare të Merdares


Serbët në anën e tyre të kufirit kanë vendosur barrikada pranë pikëf kufitare të Merdares duke bllokuar qarkullimin.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Kosovës hyrje-daljet në këtë pikë kufitare do jenë të bllokuara deri në një njodftim të dytë.

Prej rreth tre javësh serbët e Kosovës, po edhe ata në anën tjetër të kufirit kanë vendosur barrikada të shumta duke bllokuar qarkullimin e lirë.

Kryeministri i Kosovës Kurtie presidendtja Osmani kanë akuzuar Serbinë për barrikdat në veri duke thënë se janë të orkestruara prej saj në bashkëpunim me grupet kriminale dhe se Beogradi kërkon destabilitet në Kosovë e rajon.

Kurti tha dje se Kosova do i heqë vetë barrikadat në territorin e saj nëse KFOR-i dështon ta bëjë.