Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Shëndetësisë, deputetët e PS-së ftesë opozitës për vizita në institucione zbatuese


Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi, nëpërmjet një shkrese zdrejtuar kryetares së Komisionit, Albana Vokshi kanë ftuar përfaqësuesit e opozitës në këtë komision të zhvillojnë së bashku vizitat në institucionet zbatuese të kontratave objekt i hetimit parlamentar.

Njëkohësisht kanë informuar strukturat administrative të Kuvendit që të marrin masa logjistike, administrative dhe financiare për lëvizjen e deputetëve dhe dokumentimin e vizitave.

Duke ripërsëritur edhe një herë tjetër vullnetin e mazhorancës në Komisionin Hetimor parlamentar, për të zbatuar vendimin e Kuvendit të datës 21.03.2024, në zbatim të Planit të Hetimit të miratuar në mbledhjen e datës 25.04.2024 dhe kalendarit bashkëlidhur tij, ne anëtarët e komisionit kemi planifikuar vizita në institucionet shtetërore përfituese të dy kontratave objekt i hetimit parlamentar, si dhe intervistimin e mundshëm të drejtuesve përkatës, sipas programit bashkëlidhur”, thuhet mes të tjerash në shkresën e anëtarëve të mazhorancës.