Vendosni fjalën kyçe....

Shuhet aktori Bernard Hill, kapiteni i ‘Titanikut’ dhe mbreti Theodeon tek ‘Zoti i Unazave’


Interpretoi kapitenin e famshëm të ‘Titanikut’ si Edëard Smith (1997), si dhe rolin e e mbretit Theoden tek ‘Zoti i Unazave – Dy kullat’ (2002)  dhe të tjera personazhe të rëndësishme të kinematografisë holliudiane. Aktori i njohur Bernard Hill është ndarë nga jeta këtë të dielë në moshën 79-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur agjenti i tij në orët e fundit.

Aktori britanik ka interpretuar kështu në dy nga tre filmat e vetëm në histori që fituan 11 çmime “Oscar” dhe tejkaluan 11 miliardë fitime.

 

Karriera

Pas një praktike të gjatë, Hill u bë i njohur me rolet e tij të para televizive: më i rëndësishmi për “The Black Stuff”, ku luajti Yosser Hughes. Roli i tij i parë i madh në film erdhi në vitin 1996, me “The Ghost and the Darkness”, ku interpretoi në krah të Michael Douglas dhe Val Kilmer.

Ka luajtur gjithashtu si  Philos në filmin “The Scorpion King”  me Dwayne “The Rock” Johnson.