Kreu i PD-së Berisha është nisur drejt selisë blu, nga ku pritet të nisë protesta e opozitës e paralajmëruar për në orën 12:00.
Duhet thënë se selia e PD-së vendi ku do zhvillohet protesta janë shumë pranë njëri-tjetrit duke qenë se qytetarët nuk do lejohen që të marshojnë drejt kryeministrisë, që është pjesë e perimetrit të sigurisë së samitit të BE-së.
Pak ditë më parë, drejtori i Policisë së Shtetit Rrumbullaku tha se policia nuk do e bllokojë protestën por nuk do lejojë zhvillimi e saj brenda perimetrit të sigurisë.