Vendosni fjalën kyçe....

Drejtuesi i skafit që goditi për vdekje fëmijën është ish-shef i komisariatit të Himarës, Arjan Tase


 

Drejtuesi i skafit që goditi për vdekje fëmijën 7 vjeç në plazhin e Potamit mesditën e kësaj të marte, është identifikuar si Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës.

Tase aktualisht mban detyrën e shefit të policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

I shoqëruar menjëherë pas ngjarjes, Tase ka deklaruar se kishte patur një defekt në mjet.

Por dëshmitë e pushtuesve, thonë se mjeti lundrues i drejtuar nga Tase ishte parë duke lëvizur me shpejtësi të madhe dhe duke kryer manovra të rrezikshme.

Fëmija ndodhej në breg të detit, në një zonë të konsideruar të sigurtë, dhe mbi të gjitha para syve të prindërve të tij.

Ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase rezulton të ketë qenë i pezulluar nga detyra më parë.

Tase kur ishte shef i komisariatit të Himarës akuzohej për shpërdorim detyre pasi dyshohej se kishte lejuar kultivimin e drogës në dy fshatra të Vlorës, pas një aksioni antidrogë në vitin 2020.

Por ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Vlorës në 27 prill 2022 dhe u rikthye në detyrë tjetër, këtë radhë si Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.