Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar që ju bë atentat në Bruksel


44-vjeçarit të cilit iu bë atentat një javë më parë ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

Agustin Kaza ishte shënjestër e një atentati në Bruksel mbrëmjen e së dielës (28 prill).

44-vjeçari ishte duke pirë kafe në një lokal shqiptarësh në rrugën Joseph Brand, në Schaerbeek, kur u qëllua disa herë në kokë dhe kraharor. Një burrë teksa po ecte pranë tij, i ka dalë përballë, e ka qëlluar disa herë dhe më pas është larguar.

Ka dyshime se atentati ndaj tij ka qenë për motive gjakmarrje pasi ai është vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy personave më 3 korrik të vitit 1997 në Mirditë. Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain në qendër të Rrëshenit në 1994.

Si nisi hakmarrja mes dy fiseve?

Më datë 7 Janar të vitit 1994 qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.

Në vitin 1997, shtetasi Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994. Martin Kaza është dënuar për vrasjen me 22 vite burg për veprat penale  ”Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Kaza u arrestua në Londër, ndërsa në vitin 2017 u ekstradua dhe vijon të kryej dënimin në Shqipëri. Edhe pse Marti Kaza ndodhet në burg, kjo nuk e ka ndalur gjakun mes fiseve. Edhe pas kaq vitesh, ku shënjestra e fundit ishte Agustin Kaza.