Vendosni fjalën kyçe....

Video që po çmend rrjetin: Anna Wintour injoron Kim Kardashian dhe ndërron vendin prej saj


Anna Wintour e cila është një ndër emrat më të ndjekur në industrinë e shkrimit dhe një personazh atipik, e cila u portretizua në  filmin “Djalli vishet me Prada” nga aktorja Meryl Streep, së fundmi është shfaqur në një video që po çmend rrjetin. 

Ajo ka bërë një gjest ironik ndaj Kim Kardiashian në një event, duke ndërruar vendin prej saj. 

Në video Kim Kardashian duket  e mërzitur pasi Anna Wintour e injoroi atë në shfaqjen e Victoria Beckham në Javën e Modës në Paris.

Gjithashtu në videon që po bëhet virale në internet, Kardashian shihet duke u ulur pranë kryeredaktores së Vogue në sfilatën e modës, raporton Dailymail.

Përpara se të ulej, Kardashian përqafoi David Beckham, i cili ishte ulur pranë Wintour, megjithatë redaktorja i mbajti krahët e kryqëzuar dhe fytyrën e ngrirë dhe nuk e mirëpriti Kim-in

Në një moment Wintour kthehet për të parë në drejtimin tjetër dhe pas pak, ajo u ngrit  duke ndërruar vendin dhe duke e lënë Kardashian në siklet.

Një tjetër video tregonte Kardashian duke folur me Beckham. “Ndihem shumë keq”, duket se ka thënë ylli i realitetit televiziv pas injorimit që mori.

Klipi u bë viral në X (Twitter) dhe përdoruesit e mediave sociale tregonin se sa “e çuditshme” dukej Kardashian pasi Wintour u ngrit për t’u larguar prej saj.