Vendosni fjalën kyçe....

Protestat kundër luftës në Gaza përhapen në universitetet në Australi e Kanada


Protestat kundër luftës së Izraelit në Gaza janë përhapur edhe në vende të tjera. Qindra njerëz që protestuan në një nga universitetet e rëndësishme të Australisë të premten duke kërkuar që ai të largohej nga kompanitë që kanë lidhje me Izraelin, në një lëvizje të frymëzuar nga pushtimet studentore që përfshinë kampuset e SHBA-së.

Aktivistët pro-palestinezë ngritën një kamp javën e kaluar jashtë sallës kryesore në Universitetin e Sidneit, një nga institucionet terciare më të mëdha të Australisë.

Kampe të ngjashme janë ngritur në universitete në Melburn, Canberra dhe qytete të tjera australiane.

Ndryshe nga SHBA-ja, ku policia ka hequr me forcë një numër të madh protestuesish sfidues pro-palestinezë në disa kolegje, vendet e protestave në Australi kanë qenë paqësore me prani të pakët policore.

Të premten, protestuesit u mblodhën për të kërkuar që Universiteti i Sidneit të largohet nga kompanitë që kanë lidhje me Izraelin, duke i bërë jehonë thirrjeve të studentëve në SHBA, Kanada dhe Francë.

Protesta të ngjashme janë zhvilluar ditët e fundit edhe në Kanada. Kryeministri i Kebekut, Francois Legault tha të enjten se kampi në Universitetin McGill të Montrealit duhet të çmontohet pasi më shumë studentë ngritën kampe pro-palestineze nëpër disa nga universitetet më të mëdha të Kanadasë, duke kërkuar që ata të largohen nga grupet që kanë lidhje me Izraelin.

Protestat kanadeze vijnë pasi policia ka arrestuar qindra në kampuset e SHBA dhe numri i të vdekurve në Gaza është rritur.

Studentët gjithashtu ngritën kampe në institucione të tjera arsimore përfshirë Universitetin e Torontos, Universitetin e Kolumbias Britanike dhe Universitetin e Otavës.