Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen 1 person


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor, e për pasojë drejtuesi i motorit është plagosur.

Burime nga policia bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit ka njoftuar policinë, ndërsa nuk ka pritur të vijë autoambulanca në vendngjarje, por e ka dërguar vetë në spital personin e plagosur.

Ndërkohë, autoritetet janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet e aksidentit, për të cilin dyshohet paraprakisht se ka ndodhur për shkak të motit të keq.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *