Vendosni fjalën kyçe....

Fatbardh Kadilli dorëzon zyrtarisht kandidaturën për kreun e PD-së: Jam më superior se Lulzim Basha


Fatbardh Kadilli ka dorëzuar sot zyrtarisht kandidaturën për të marrë drejtimin e Partisë demokratike.

Në një deklaratë për mediet, ai tha se ndihet më superior se kryetari aktual, Lulzim Basha. Ai foli për vlerat e veta, që sipas tij duhet t’i ketë kryetari i PD-së.

“Është një moment i rëndësishëm për PD. Ka shumë ngarkesë, emocion të shumëfishtë, është moment kthese. Ndonëse është një garë asimetrike. Kryetari në detyrë, nuk del as nga zyra, dhe ka në dispozicion me mjetet që ishin menduar përballë kryeministrit Edi Rama. Përballë simetrisë morale, ndihem shumë herë me superior se sa kryetari në zyrë, sepse vij në këtë garë për t’i shërbyer Partisë Demokratike dhe jo për t’u shërbyer nga Partia Demokratike. Vij në këtë garë edhe për të dhënë një kontribut tjetër, siç kam dhënë në këto vjet. Vlerat e mia janë pastërtia personale dhe politike, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demostruar në këto 30 vite për të qenë luajal, besnik. Jam njeriu që e mbaj fjalën, nuk kam tradhëtuar kurrë PD-në dhe nuk do ta tradhëtoj kurrë.

Nuk do tradhetoj asnjë nga demokratët as në këtë proces. Për të ringritur PD-në, për ta bërë të hapur dhe fituese.”- tha Kadilli në një deklaratë për mediet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *