Vendosni fjalën kyçe....

Vaksinat erdhën nga Gjermania, a janë zbatuar protokollet e sigurisë gjatë transportit?


Vaksinat me të cilat nisi vaksinimi me nxitim ditën e djeshme kanë ardhur nga Gjermania. Kreu i qeverisë tha ditën e djeshme se në 

Shqipërisë 975 dozat e para të vaksinës covid të Pfizer.

Siç tregohet në dokumentin e publikuar sot, mjetet që do përdoren për vaksinimin  e punonjësve të parë të shëndetësisë, disa ditë para afatit të paralajmëruar kanë ardhur nga Gjermania.

Mënyra sesi kanë mbërritur nuk dihet ende, nëse janë përdorur masat e duhura për të ruajtur vaksinën siç kërkohet në protokollet e sigurisë. Ato kanë ardhur dorazi në aeroportin e Rinasit, por nuk dihet as personi që i ka sjellë as nëse janë transportuar protokollet e sigurisë ndërkohë që ato duhen ruajtur në -minus 80 gradë. 

Të parët që u vaksinuan dje ishin shefja e Infektivit, kryeministri Rama e disa mjekë e infermierë.

Edhe pse ishte lajmëruar për javën e tretë të janarit, vaksinimi nisi dje në mënyrë të papritur, teksa vendi është goditur nga përmbytjet dhe dy ditë pas publikimit të pamjeve të ministrave të Ramës në tavolinë me biznesmenin Samir Mane në Dubai.

VINI RE: Faksimilet marrë nga BW


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *