Vendosni fjalën kyçe....

Shtylla bie mbi një makinë në Tiranë


Një incident ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku një shtyllë ka rënë mbi një makinë.

Dyshohet se shtylla është shembur nga një kamion, i cili mund të ketë pasur një vinç tërheqës.

Raportohet se nuk ka pasur persona të lënduar në këtë ngjarje.

Në vendngjarje janë të pranishëm grupi i OSHEE dhe policia, të cilët po hetojnë rrethanat e incidentit.