Vendosni fjalën kyçe....

Hije skandali me provimin e magjistraturës, drejtuesi e cilëson gabim teknik, qeveria mbledh Bordin


Qeveria është vënë në lëvizje lidhur me problematikën e krijuar në Shkollën e Magjistraturës.

Sot në orën 15.00, Bordi i Magjistraturës do të ketë një takim me ministrin e Drejtësisë, Uli Manja lidhur me skandalin e ndodhur me fazën e parë të provimit të kandidatëve për magjistratë.

Shkolla e magjistraturës u përshi nga një skandal pasi për shkak se drejtuesit e saj duke pretenduar se nuk kishte punuar pajisja scantron-i për korrigjimin elektronik të tezave bëri korrigjime manual dhe nga 79 emra që dolën fitues në fazën e parë, por që më pas u shtuar me 52 kandidatë të tjerë, duke shkuar në 131 kandidatë.

Kandidatë për magjistratë kanë reaguar pasi në këtë mënyrë ata ngrenë dyshime se po manipulohet procesi për zgjedhjen e tyre. Për këtë arsye pritet të zhvillohet edhe takimi në lidhje me çfarë ka ndodhur me provimin me shkrim.

Sipas drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, ka pasur një problem teknik me pajisje scantron, e cila korrigjon testet. Rakipi tha se është bërë një verifikim i të gjitha testimeve dhe lista përfundimtare është 131 fitues.

Sipas Rakipit, 19% është një shifër shumë e vogël për të kaluar fazën e parë, dhe kjo nxiti dyshime për të kryer një verifikim, në lidhje me pajisjen e scantron.

‘Fituesit ishin në një numër shumë herë më të vogël se ço herë tjetër. ishte numri 79 që përbën në totalin e tij 19% të kandidatëve një shifër jashtëzakonisht e ulët dhe që solli shqetësim. Elementi i dytë ishte pikët mjaft të ulëta të listës kishim kandidatë që kishim marrë 2 pikë.

U konstatua lehtësisht se llogaritja e pikëve është bërë në bazën 96 në total dhe jo të 100 pikëve. Është një problem që e kam konstatuar vetë dhe kam urdhëruar që të bëhen verifikimet dhe mënyra si do të rikuperohen gabimet.

Gabimi ishte teknik. Kemi siguruar një pajisje tjetër e cila bëri të mundur që të lexohet testi me 100 pikë siç duhet ta kishte lexuar pajisja e parë.

Në këtë mënyrë ndryshoi edhe numri i fituesve. Shkoi në 121, të cilët për shkak të verifikimit dolën fitues,.

Ndërkohë studentë kandidatë jo të pakët kanë paraqitur ankesat në raport me atë çfarë ndodh, nëse leximi është bërë apo jo i saktë. Ky ishte elementi i dytë që të verifikojmë ankimet e bëra. Rregullorja e shkollës ka një dispozitë që rregullon qartësisht mënyrën si shqyrtohen ankimet.

Në bashkëpunim, dhe me ekspertë të IT-së kemi marrë përveç ankimeve kemi marrë në shqyrtim për shkak të frikës që na shkaktoi leximi i parë kemi shqyrtuar të gjitha përgjigjet e studentëve. Në përfundim të shqyrtimit tërësor të gjithë përgjigjeve të 411 personave, rezultoi se përfundimisht fitues janë edhe 10 të tjerë. Lista është shpallur dje më 131 kandidatë fitues të cilët janë duke zhvilluar sot fazën e dytë të provimit. Defekti është i karakteri thjesht teknik. S’ka lidhje me elementë njerëzor konkluzion që ka dalë nga testet e shumta që kemi bërë pasditen kur u zhvillua provimi. Pajisja e re që vumë në shkollë lexonte saktësisht. Elementi njerëzor në gabimin e pikasur një ditë më parë ishte krejtësisht i përjashtuar, Çështja e 2-të ishte me mundësinë e riparimit të dëmi.

Kjo çështje shumë serioze, mundëm që nëpërmjet mekanizmave që shkolla e magjistraturës mban arritëm ta zgjedhim dhe ta kapërcejmë duke prodhuar rezultatin që i takon meritës së secilit. Sot rezultati është për shkak të meritës.

Ajo që më shqetëson është % e kandidatëve që kanë mundësi për të kaluar në fazën tjetër.% vijon të jetë e ulët. Kemi miratuar mekanizma për mundësinë që të jetë i pranushëm për nivelin. Niveli i fazës së parë ishte te mestare dhe kalimi i tij duhet të kapërcente nivelin mestar. Mos kalimi i nivelit ishte shqetësimi i parë. Uroj që të mund të prodhojë cilësinë edhe për të përmbushur kuotata që KLGJ dhe KLP ka caktuar.’- tha Rakipi në një intervistë për Report TV.