Vendosni fjalën kyçe....

Balluku prezanton në furrat e bukës që janë dhe pastiçeri çmimin e reduktuar


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka qenë në Tiranë në furrat e bukës për të prezantuar sistemin e ri të faturimit të energjisë elektrike.

Me sistemin e ri furrat e bukës që tregtojnë edhe produkte pastiçerie do blejnë energjinë me 9.5 lek për kilovatë.

Sipas zv/kryeministres për këtë kategori biznesi ka një ulje çmimi dhe niveli është arritur pas diskutime me përfaqësues të tyre.

Tiranë, për të prezantuar sistemin e ri të faturimit të energjisë elektrike për furrat e bukës të cilat tregtojnë edhe produkte pastiçerie. 9.5 lekë për kilovatë do të jetë faturimi për këtë kategori, i cili zgjidh edhe një problematikë të mbartur ndër vite përmes vendosjes së një çmim të unifikuar. Për këtë tipologji biznesi ka edhe një ulje të çmimit, krahasuar me tarifat të cilat kanë paguar deri më tani. Falë dialogut me përfaqësues të shoqatës së furrave të bukës, kemi dakordësuar një sistem të ri faturimi, më të drejtë, për këto kategori”-shkruan Balluku.