Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i tre protestuesve, Rithemelimi: Të lirohen menjëherë, terror nga patronazhistët


Rithemelimi i PD-së ka kërkuar lirimin e tre protestuesve që u arrestuan lidhur me tubimin para bashkisë Tiranë ditën e djeshme.

Në një deklaratë  për mediat, kryetarja e Komisionit të  Apelimit në Rithemelimin e PD-së akuzoi policinë se ka përdorur patronazhistët pa shenja identifikimi e pa uniforma për të rrëmbyer protestuesit.

“Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe terrorin policor ndaj të rinjve protestues dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre. U shprehim atyre solidaritetin e plotë të PD dhe mirënjohjen e thellë për pjesëmarrjen në betejën pa kthim kundër kryehajdutit të Tiranës Veliaj, dhe për qëndrimin e tyre burrëror e të pamposhtur para falangave te krimit me uniforme të krerëve te narkoshtetit Rama-Balla. Patronazhistët e Rilindjes kanë tentuar të marrin me forcë disa prej protestuesve. Pa shenja identifikimi, të veshur civilë dhe me makina personale ata janë vënë në ndjekje të protestuesve”, tha Kalaja.