Vendosni fjalën kyçe....

U mbyt në Durrës duke peshkuar, gjendet në brigjet e Kroacisë trupi i 40 vjeçarit


Trupi i një 40-vjeçari i mbytur para dy muajsh në zonën e Porto Romanos dhe i zhdukur është gjetur në brigjet e Kroacisë.

Aurel Ndoni, po peshkonte kur ra në ujë rreth një muaj më parë.

Familjarët patën aktivizuar palumbarë privat të një kompanie holandeze për kërkimin e njeriut të tyre.

Aurel Ndoni kishte dalë për të peshkuar me një varkë të vogël së bashku me vëllanë e tij dhe një person tjetër, më datë 25 shkurt të këtij viti por kushtet e motit nuk kanë qenë dhe aq të favorshme, raporton Shqiptarja.com.

40-vjeçari kur ka rrëshqitur në ujë është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.