Vendosni fjalën kyçe....

Durrës/ ‘Veliera’ drejt përfundimit, Rama: U humb shumë kohë nga ata që u vunë kundër


Gjatë inspektimeve që Kryeministri Rama po zhvillon ditën e sotme në Durrës, u ndal edhe tek “Veliera”, një nga veprat më komplekse, që tashmë po shkon drejt përfundimit, e cila do të jetë një hapësirë e re publike në dispozicion të qytetit.

Punimet pritet të mbyllen para muajit qershor, ndërsa kreu i qeverisë sugjeroi që aty të festohet 1 qershori, dita e fëmijëve.

“Ka dashur kohën e vet dhe imagjino sa kohë u humb nga ata që u vunë kundër, me historira Prokurorie, jo do preket, jo nuk do preket Durrësi i lashtë, budallëqe e gjithë ajo kohë e humbur. Si nuk bëmë një punë të re inovative që nuk na u vunë mbrapa, si ka mundësi? Që në kohën e bashkisë deri më sot, si nuk u bë një punë që të bëhet dhe jo të thonë “bravo”, por të të lënë ta bësh pa të penguar, pa të nxjerrë njerëz, pa të nxjerrë probleme, pa të ngritur akuza. Megjithatë, këtu mbaron. Më 1 qershor duhet të bëjmë këtu festën e fëmijëve. Për sezonin kjo mund të bëhet kryevepër”, – u shpreh Kryeministri Rama.

Veliera do të jetë jo vetëm një atraksion më shumë turistik, në prag të këtij sezoni, por dhe një hapësirë publike për evente apo koncerte.