Vendosni fjalën kyçe....

Peleshi: Shteti do të japë pagesat e prapambetura për ish-punonjësit e kombinatit të Poliçanit


 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar sot një vendim të Këshillit të Ministrave, përmes së cilit parashikohet që nga buxheti i shtetit të paguhen pagat dhe sigurimet për 120 ish-punonjës të të Kombinatit të Poliçanit.

“Vlera është 83 mln lekë të reja, janë mbi 120 punonjës, ish punonjës që përfitojnë pagesën detyrimeve, bëhet fjalë për paga dhe sigurime shoqërore. Kemi marrë përsipër pagesën për pagat dhe sigurimet shoqërore të prapambetura. Kemi parasysh Poliçanin, dhe kombinatin e Gramshit. Poliçani s’ka fare aktivitet, dy tjerat kanë pak aktivitet që lidhet me demontimin. Kemi pasur interes për industrinë tonë ushtarake, investitorë të huaj, kanë parë potencialin e tyre”, tha Peleshi.

Projektligji që propozohet për miratim në Kuvend pas vendimit të sotshëm, përcakton kushtet dhe procedurat për realizimin e këtij financimi për Kombinatin Mekanik Poliçan.

Ministri Peleshi u shpreh se ky hap i rëndësishëm shënon një ndihmë të rëndësishme për punonjësit dhe ish-punonjësit e kombinatit, duke adresuar një problematikë të vjetër dhe duke sjellë një ndryshim pozitiv në jetën e tyre.