Vendosni fjalën kyçe....

Meta zbulon disa detaje të strukturës së re të PL-së pas 27 prillit


Kryetari i Partisë së Lirisë ilir Meta, në një konferencë për shtyp, ka zbuluar strukturën që PL pritet të mbajë pas Konventës së 27 prillit.

Ai tha se PL nuk do të ketë më kryetar, por president, post për të cilin do të kandidojë. vetë.

Ndërkohë ai zbuloi se kandidatja e vetme për postin e zv. presidentit do të jetë Erisa Xhixho.

Tedi Blushi do të mbajë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë.

“PL nuk mund të vazhdojë me këtë lidership kakofonik, pra me shumë nënkryetarë, ku përgjegjësitë nuk mbahen në mënyrë të qartë. Nuk mund të vazhdojë me një kryesi që nuk është efektive dhe  e angazhuar. 

Na duhet nëj kryesi ekzekutive që merr vendime, që reagon shpejt.  Nuk do ketë më kryetar, por do ketë President që do jetë lideri i partisë. Unë sigurisht që do kanddoj për president në Konventë. Ftoj kolegët që të kandidojë për këtë funksion apo detyrë te re. Do ketë një zv.president, as 4 as 5. 

Do jetë zv.presidente, e vetmja kandidate e kandidatit për president është Erisa Xhixho. Partia do ketë një president dhe një kandidate, Erisa Xhixhon. I vetmi aknddiat për sekretarin e Përgjithshëm është, Tedi Blushi”, tha Meta.