Vendosni fjalën kyçe....

Bayern mposht Arsenal dhe kalon në gjysmëfinale, Man.City dhe Real Madrid shkojnë në shtesë


Bayern Munich ka mundur minimalisht Arsenal me rezultatin 1-0 dhe është kualifikuar për më tej në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Goli i vetëm për bavarezët u shënua nga Kimmich në minutën e 63’. Bayern kualifikohet pas rezultatin të përgjithshëm 3-2 pasi sfida e parë në Londër përfundoi në barazim 2-2.

Ndërsa sfida tjetër mes Man.City dhe Real Madrid shkoi në shtesë ku skuadrat do provojnë dhe 30 minuta për të vendosur se kush do shkojë më tej dhe në rast barazimi do vendosin nga pika e penalltive.

90 minutat e para përfunduan në barazim 1-1. Rodrygo shënoi për Real Madrid në minutën e 12’ ndërsa de Bruyne barazoi shifrat në minutët e 76’. Sfida e parë në Madrid përfundoi në barazim 3-3.