Vendosni fjalën kyçe....

Digjen gjatë natës 3 makina në një garazh në Tiranë


Digjen tre makina në një garazh në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “3 Dëshmorët”. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Tymi dhe flakët kanë shkaktuar panik te banorët, ndërsa mësohet se janë angazhuar 3 zjarrfikëse për të marrë nën kontroll situatën. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.

Policia ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur zbardhjen ngjarjes.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *