Vendosni fjalën kyçe....

Irani nis ulmin ndaj Izraelit, lëshon dhjetëra drone e raketa


Irani ka lëshuar dhjetëra drone e raketa nga territori i tij në drejtim të Izraelit, sipas një zyrtari izraelit.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan publikisht pak më parë se Irani kishte lëshuar dronët, shkruan CNN.

“Kushdo që na dëmton, do e dëmtojmë”, tha kryeministri izraelit Netanyahu.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë të shtunën se Izraeli ishte përgatitur për një sulm nga Irani.

“Në vitet e fundit, dhe veçanërisht në javët e fundit, Izraeli është përgatitur për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani,” tha ai.

“Sistemet tona mbrojtëse janë gati. Jmi gati për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shteti i Izraelit është i fortë. IDF është e fortë. Publiku është i fortë,” tha ai.

Netanyahu falënderoi SHBA-në, Britaninë, Francën dhe aleatët e tjerë të saj për “qëndrimin përkrah Izraelit”.

“Ne kemi përcaktuar një parim të qartë: kushdo që na dëmton, ne do e dëmtojmë ata. Ne do mbrohemi kundër çdo kërcënimi dhe do e bëjmë këtë me nivele të larta dhe me vendosmëri”, thuhet në deklaratën e tij.

Media iraniane e lidhur me Gardën Revolucionare, ‘Tasnim’, një agjenci gjysmëzyrtare e lajmeve, raportoi se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kishte nisur sulme ndaj Izraelit “nga të gjitha drejtimet”. Ai tha se dhjetëra dronë nga Irani “u nisën drejt objektivave në territoret e pushtuara”.

Zëdhënësi i IDF-së Daniel Hagari

Zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari tha se ata po e ndiqnin kërcënimin në hapësirën e tyre ajrore dhe shtoi se kërcënimi do marrë disa orë për të mbërritur në Izrael. GPS nuk do jetë i disponueshëm në zona të caktuara si pjesë e përgatitjeve, tha Hagari.

“Nëse zbulojmë kërcënime specifike që kanë një kohë më të shkurtër mbërritjeje, ne do t’ju përditësojmë menjëherë,” tha Hagari.

“Ne ju kërkojmë të jeni vigjilentë dhe të ndiqni udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm. Ne i kuptojmë këto kërcënime dhe i kemi trajtuar ato në të kaluarën.”

Analisti i çështjeve politike dhe globale të CNN, Barak Ravid tha gjithashtu se Irani kishte nisur sulmin duke përdorur dhjetëra drone, duke cituar katër zyrtarë amerikanë dhe izraelitë.

Biden mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në dhomën e komandën në Shtëpinë e Bardhë pas kthimit të tij nga Rehoboth, Delaware, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti u informua gjithashtu përgjendjen në Lindjen e Mesme më herët nga këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan dhe zëvendës këshilltari kryesor i sigurisë kombëtare Jon Finer, tha Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë shtoi se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Charles Q. Brown do jenë në takimin me Biden dhe këshilltarët e tij Sullivan dhe Finer.

“Ky sulm ka të ngjarë të shpaloset brenda disa orëve,” tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtarë, Adrienne Watson.

“Presidenti Biden ka qenë i qartë: mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt. Shtetet e Bashkuara do qëndrojnë me popullin e Izraelit dhe do mbështesin mbrojtjen e tyre kundër kërcënimeve nga Irani.”

Izraeli mbyll hapësirën ajrore

Izraeli planifikon të mbyllë hapësirën e tij ajrore për trafikun ajror ndërkombëtar dhe vendas duke filluar nga ora 12:30 me orën lokale të dielën, tha në një deklaratë Autoriteti i Aeroporteve të Izraelit, ndërsa vendi pret mbërritjen e dronëve iranianë të qëlluar ndaj territorit të tij.

Iraku e Jordania mbyllin hapësirat ajrore

Iraku e Jordania kanë mbyllur hapësirat ajrore pas lëshimit të dhjetëra dronëve nga Irani rejet Izraelit.

Sulmi Iranian ishte paralajmëruar prej disa ditësh nga Teherani pas një sulmi ndaj konsullatës iraniane në kryeqytetin sirian damask ku humbën jetën zyrtarë të rëndësishëm të Gardës Revolucionare, mes të cilëve dy gjenralë të lartë.