Vendosni fjalën kyçe....

Vinçi rrëzohet mbi shtëpi, e mitura shpëton mrekullisht (Video)


Një vajzë e vogël në Mbretërinë e Bashkuar shpëtoi për fije, me incidentin e tmerrshëm që u kap nga kamera e një banese.

Pamjet nga kamera tregojnë vajzën e vogël duke luajtur në oborrin e përparmë, ndërsa një vinç i madh lëkundet në mënyrë të pasigurt vetëm disa metra larg.

Nëna e vajzës mund të dëgjohet duke i bërtitur asaj që të vrapojë përsëri brenda, pak para se kamioni që mbante vinçin të rrëzohet, duke e përplasur vinçin dhe ngarkesën e tij në oborr e më pas në shtëpi.

Askush nuk u lëndua në incident, megjithëse vinçi u përplas me një mur të dhomës së gjumit dhe u ngul në shtëpi.