Vendosni fjalën kyçe....

Të shtënat në Shkodër, policia: Plagoset një 17-vjeçar


Policia ka reaguar për ngjarjen në Shkodër ku mbeti i plagosur një person duke dhënë detaje.

I plagosur ka mbetur një 17-vjeçar ndërsa autor dyshohet se është shtetasi G.D

Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”,  shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.