Vendosni fjalën kyçe....

I dehur në timon provon mënyrën origjinale për t’i shpëtuar policisë…po del huq (Video)


Një burrë u përpoq t’i shpëtojë policisë në mënyrë krejt origjinale.

Kur pa se po ndiqej nga makina e policisë, ai hapi derën e mjetit që po drejtonte dhe doli duke e lënë makinën të ecë vetë.

Ai po përpiqej t’i shpëtonte një gjobe të majme pasi sipas të gjitha gjasave ishte i dehur.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin rus të Petrozavodsk ndërsa burri u kap pak çaste më pas.

Fatmirësisht nga incidenti nuk pati të lënduar.