Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në Kurbin, zetori bie në kanal, 2 viktima


Dy persona kanë humbur jetën pas një aksidenti në Fushë Kuqe.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 14 të ditës së sotme ku drejtuesi i mjetit bujqësor, 60-vjeçari me iniciale I.I. banues në Fushë Kuqe të Kurbinit dyshohet se ka humbur kontrollin duke rënë në kanal.

Bashkë me të ka humbur jetën edhe bashkëudhëtari, 21-vjeçari me iniciale Gj.M., banues në Rrëshen.

“Rreth orës 14:05, në Fushë Kuqe, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, mjeti bujqësor zetor, me drejtues shtetasin I. I., rreth 60 vjeç, bunes në Fushë Kuqe dhe pasagjer shtetasin Gj. M., rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Dyshohet se si pasojë e mbytjes kanë humbur jetën të dy shtetasit. Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit.” – thuhet në njoftimin e policisë.