Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë zyra e Senatorit Bernie Sanders, policia e heton si zjarrvënie e qëllimshme


Policia po heton një zjarr në zyrën e Senatorit amerikan Bernie Sanders si zjarrvënie të qëllimshme. Incidenti ndodhi në shtetin e origjinës së politikanit veteran, në Vermont.

Zjarrfikësit u thirrën të premten, duke zbuluar se sistemi i spërkatës ishte aktivizuar për shkak të një zjarri në hollin midis ashensorit dhe derës së hyrjes, tha Departamenti i Zjarrfikësve në Burlington. Nga flakët nuk ka pasur të lënduar.

“Dera e zyrës së Senatorit pësoi dëme të moderuara nga zjarri, dhe kati i tretë dhe katet më poshtë pësuan dëme të konsiderueshme uji”, tha departamenti i zjarrfikësve.

Policia ka lëshuar një deklaratë të shtunën, duke thënë se një i dyshuar mashkull i panjohur ka spërkatur një lëndë djegëse, e ka ndezur atë dhe është larguar nga ndërtesa.

“Një zjarr i konsiderueshëm përfshiu derën dhe një pjesë të sallonit, duke penguar daljen e punonjësve që punonin në zyrë dhe duke rrezikuar jetën e tyre”, tha policia. Nuk dihet asnjë motiv dhe nuk është bërë asnjë arrestim deri tani.

Asnjë nga stafi nuk u dëmtua, tha ekipi i senatorit për mediat.

“Ne jemi të lehtësuar që askush në stafin tonë  dhe askush tjetër në ndërtesë nuk u dëmtua,” tha Kathryn Van Haste, drejtoresha shtetërore për Sanders.

Një Senator i pavarur i krahut të majtë, Sanders ishte kryebashkiak i Burlingtonit në vitet 1980 dhe u zgjodh në Kongres në vitin 1987. Ai ka qenë Senator që nga viti 2007.

Sanders luftoi për nominimin e Partisë Demokratike gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016 dhe 2020, duke humbur përkatësisht ndaj Hillary Clinton dhe Joe Biden.