Vendosni fjalën kyçe....

Mahnit Lulzim Basha: Ju rrëfej suksesin tim si dixhej


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në një podcast ka rrëfyer disa të pa thëna më parë rreth rinisë së tij dhe veçanërisht për jetën studentore në Holandë.

Gjatë intervistës Basha zbuloi një detaj shumë interesant ku thotë se gjatë kohës së studimeve është marrë edhe me muzikë bashkë me një shok të tij.

Ai u shpreh se muzikën e ka pasion, sidomos muzikën e kohës së  studimeve dhe se është fans i popit, rockut, hard rockut.

“Gjatë asaj kohe kur kam studiuar dhe kam punuar. Kam bërë disa punë, por puna që kam bërë më gjatë dhe këtë e kam thënë dhe inkurajoj dhe të rinjtë, ka qenë ajo që sot i thonë telemarketing. Është akoma një kompani në treg, e cila bënte analizë financiare. Ishte koha kur nuk kishte euro dhe këta bënin analizën financiare të projektimeve afatmesme të 10 valutave kryesore të botës dhe bonove të thesarit të 10 ekonomive kryesore të botës. Dhe 3 herë në javë botonim një publikim se si do të shkojë dollari, marka gjermane, franga zviceriane, franga francize, lireta italiane, dollari kandez, dollari australian, jeni japonez, mos t’i përmend të dhjeta, por ishin 10 kryesoret. Dhe pastaj ne kishim një databazë ku kishim telefonatat të ceove dhe zëvendëspresidentave që kishin përgejgjësi financat e korporatave dhe bankave më të mëdha të botës. Dhe merrnim në telefon që t’u shisnim buletinin. Po ndërkohë pretendonim që ishim dhe ne pjesë e buletinit. Ne thjesht shisnim buletinin që përgatisnin analistët. Mirëpo e mira ishte që më ekspozonte dhe më joshi shumë me njohuritë mbi tregun financiar. Si lëviz valuta, si lëvizin bonot e thesarit.

Kishim klubet tona, disa prej tyre ishin dhe pronë e organizimeve të vet studentëve. Një nga shokët e mi më të ngusht ishte DJ në një nga këto. Domethënë ne ishim pothuajse të pandarë, edhe ai u bë sebep edhe që të merresha dhe unë pak me muzikë. Muzikën e kam pasion, sidomos muzikën e kohës time të studimeve, megjithëse tani është kthyer në modë. Unë kisha një dashuri për muzikën, e përjetoja popin, rockun, hard rockun, Heavy Metal. Grupi më i preferuar i muzikës ishte “Duran Duran” ka qenë grupi i parë që kam ndjekur, “Alphaville” të asaj kohe. Pra, kanë qenë artistët e mëdhenj në vitet 80 kanë qenë të mbushur me artistë të mëdhenj nga sigurisht Madonna, Michael Jackson, George Michael, Metalica sigurisht, etj. Muzikën e kisha qejf, por artin e luajtjes së muzikës e kisha hobi dhe e kam nga miku im Richard që ishte DJ professional”, tregoi Basha.