Vendosni fjalën kyçe....

Ndarja nga jeta e Zamir Dules, kreu i UGSH-së: Të shpallet çmim kombëtar për gazetarët e kronikës me emrin e tij


Kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa propozoi sot shpalljen e një çmimi për gazetarët e kronikës që të mbajë emrin e Zamir Dules, gazetarit të kronikës i cili ndërro jetë ditën e sotme pas një operacioni.

Në një deklaratë për mediat, Çipa tha se Dule ishte një martir i profesionit dhe pjesë e historisë së shkëlqyer të gazetarisë në 33 vite.

“Familjes së Zamir Dules dua t’i shpreh ngushëllime të sinqerta. Ai ishte pjesë e historisë së shkëlqyer të gazetarisë shqiptare në 33 vite. Një martir profesional që falë pasionit nuk u martirizua me humbje jete, por me cungimin e jetës vetjake. Siolli në gazetari modelin e të parit gazetar të profilit, atë të kronikës. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e një që modeli i tij ia vlen të bëhet një shembull profesional. Tashmë kur ai ka mbërritur në amëshim, duhet të shpallim një çmim për gazetarinë e kronikës që të mbajë emrin gazetarit Zamir Dule.” – tha Çipa.