Vendosni fjalën kyçe....

Video/ I riu nga Xhamajka thyen rekordin 22 vjeçar të Usain Bolt, për garën e 400 metrave


Xhamajka shpeshherë na ka dhuruar atletë që kanë vendosur rekorde të rëndësishme në botë. Një i tillë duket se po zhvillohet në ishull, me 16-vjeçarin Nickecoy Bramwell që theu rekordin e vendosur nga Usain Bolt 22 vite më parë, kjo për garën e 400 metrave.

Rekordet e Usain Bolt në 100 dhe 200 metra mbeten të paprekura dhe duket se nuk ka gjasa të tejkalohen nga askush në të ardhmen. Një nga rekordet e tij më pak të njohura u thye nga 16-vjeçari Nickecoy Bramwell, ende një gjimnazist.

Bramwell theu rekordin në Lojërat e 51-ta të njohura si CARIFTA, pra garën e vendeve të Karaibeve, nga ku zakonisht marrin pjesë vrapuesit më të mirë.

Pasi pati probleme të mëdha me dëmtimet muajt e fundit, Bramwell mbërriti në këto lojëra si favorit i madh dhe aty tregoi pse konsiderohet një super talent botëror për të cilin ende do të dëgjojmë.

Tifozët mbetën të shtangur pasi ai vrapoi distancën e 400 metrave në një kohë rekord prej 47.26 sekondash. Ai theu rekordin e kampionatit të mbajtur nga Usain Bolt me ​​kohën 47.33, të cilën e vendosi në vitin 2002.