Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Lezhë-Mamurras, plagosen dy të rinj


Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Lezhë- Mamurras, në afërsi të fshatit Gjormë.

Mësohet se një automjet me  drejtues shtetasin A.L.30 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur  me një tjetër makinë të drejtuar nga shtetasi A.L. 48 vjeç, gjithashtu banues në Tiranë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e plagosur 19 vjeçarja me inicialet S.LL, banuese në Mirditë si dhe një 23 vjeçar me inicialet E.S., banues në Lezhë.

Dy të rinjtë ishin pasagjerë në automjetin me drejtues 30-vjeçarin A.L..

Fatmirësisht dy të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën

Sakaq policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *