Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi kërkesë Dumanit: Heto dosjen e laboratorit të drogës në Xibrakë, Rama të përgjigjet në Kuvend për Olsin


Deputeti i PD-së Bardhi përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe të vëllait, Olsi, gjatë seancën plenare.

Ai i kërkoi kreut të SPAK-ut Dumani që të hetojë deri në fund çështjen dhe të nxjerrë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit.

Edhe më herët, ai përsëërëiti të njëjtat akuza ndaj Ramës duke kërkuar interpelancë, gjë që është hedhur poshtë nga kryeministri dhe deputetët e PS-së.

“Rama fshihet se do të mbrojë të vërtetat e të vëllait ndërkohë që dokumentet tregojnë të kundërtën. I bëj thirrje kreut të SPAK-ut Altin Dumani të hetojë së pari deri në fund këtë çështje. Të hetojë dhe çojë para drejtësisë të gjthë anëtarët e bandës kriminale, që në vitin 2014 një vend të NATO-s ngre laborator droge. Të hetojë policët dhe zyrtartët që kanë prishur provat, prokurorët që varrosën dosjen dhe ata që për shkak të imunitetit guxojnë të bëjnë trafik ndërkombëtar të drogës, duke tupëruar familjet dhe duke i vënë Shqipërisë njollën e narkoshtetit.” – tha Bardhi.