Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Ndreca e Ekonomi janë në konflikt interesi në Komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi


Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, tha se socialistët në Komisionin Parlamentar për hetimin e koncensioneve në shëndetësi, në mënyrë arrogante kanë refuzuar të firmosin një deklaratë se nuk janë në konflikt interesi me çështjet që po hetojmë.

Zhupa në një intervistë për Syri TV tha se Plarent Ndreca, ka qenë avokat para se të merret mandatin, dhe ka mbrojtur personat nën hetim apo të akuzuar lidhur me sterilizimin.

Gjithashtu, Zhupa u shpreh se deputetja e PS-së, Milva Ekonomi, ka qenë zv.ministre në kohën e koncensionit të sterilizimit dhe kryetare e Komisionit në rastin e Check Up.

Zhupa tha se Ikonomi ka firmosur në rastet kur nuk ka qenë present Ilir Beqja lidhur me koncensionet.

Deputetja demokrate e konsideroi si grup të strukturuar kriminal atë që ka ndodhur me koncensionet.

Zhupa tha se nga ana e PS po tentohet të bllokohet puna e komisionit, duke shtuar se ajo që po kërkohet nga opozita për të firmosur deklaratën që nuk janë në konflikt interesi është kërkesë e ligjit.

“Ne do i drejtohemi ILDKPI-së, që të shprehen ata nëse deputetët, anëtarë të Komisionit Hetimor, janë ose jo në konflikt interesi”, tha Zhupa.

Ajo tha se asnjë konçension nuk mund të merret pa mbrojtjen, garancinë apo atij që ka gjetur edhe klientët e koncensioneve, siç ndodhi në rastin e check up.

Zhupa tha se në krye të këtyre aferave korruptive është Edi Rama.