Vendosni fjalën kyçe....

Taylor Swift zyrtarisht miliardere


Taylor Swift është zyrtarisht miliardere. Ylli amerikan i muzikës pop hyri për herë të parë në listën e miliarderëve të Forbes në botë me 1.1 miliardë dollarë, së bashku me Sam Altman, krijuesin e chatbotit të AI ChatGPT me 1 miliard dollarë.

Forbes vlerësoi se ajo kishte fituar 500 milionë dollarë nga honoraret dhe turnetë e saj dhe 500 milionë dollarë të tjerë nga katalogu i saj muzikor. Arritja më e madhe është se ajo është në mesin e atyre të paktëve që e kanë arritur këtë status vetëm nëpërmjet muzikës dhe performancave.

Turneu i saj Eras, i cili filloi më 17 mars 2023 në Arizona dhe do të vazhdojë deri në dhjetor, vitin e kaluar u bë turneu i parë që arriti ndonjëherë të paktën 1 miliardë dollarë bruto, sipas Pollstar.

Në dhjetor, revista Time e emëroi Swift-in si personin e vitit 2023, duke iu bashkuar emrave të tjerë si presidentët Joe Biden, Donald Trump apo Papa Françesku.

Në shkurt, në çmimet Grammy 2024, Swift theu një rekord duke fituar çmimin e saj të katërt për albumin e vitit për “Midnights”.

Suksesi i Swift nuk kufizohet vetëm në botën e muzikës. Prania e saj në ndeshjet e futbollit amerikan për të parë të dashurin e saj Travis Kelce është vlerësuar me rritjen e shifrave të shikueshmërisë së NFL.