Vendosni fjalën kyçe....

E përplas makina, humb jetën 77-vjeçari në Velipojë


Një 77-vjeçar ka humbur jetën në Velipojë pasi është përplasur nga një makinë teksa lëvizte me biçikletë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 10 e 15 të mëngjesit të sotëm.Drejtuesi i makinës M.B. është ndaluar nga policia.

“Rreth orës 10:15, në Velipojë, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin M. B. ka aksidentuar shtetasin K. U., rreth 77 vjeç, (I cili po lëvizte me biçikletë), i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”  – thuhet në njoftimin e policisë.