Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me motorin në Pogradec, plagosen dy persona


Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas.

Nga përplasja e një makine dhe një motori, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motorit dhe një pasagjer, që dyshohet se është fëmijë.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.