Vendosni fjalën kyçe....

Tirana i largohet “katër finalistëve”, humb me Teutën në kryeqytet, Vllaznia barazon me Erzenin


Tirana pësoi humbje 1-2 ndaj Teutës në kryeqytet. Ekipi i Fagut, ndërsa qëndron jashtë zonës së “final four”, vazhdon të humbasë terren me rivalët e tij, duke e vendosur në dyshim prezencën e tyre mes katër ekipeve të para. Në stadiumin “Air Albania”, Teuta tregoi më shumë dëshirë dhe arriti të fitojë me lojë dhe rezultat.

Ekipi i Edi Martinit kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45-të, falë një goli të Jazxhit. Bregdetarët filluan pjesën e dytë me një gol, me Dacin që shënoi bukur në zonë duke dyfishuar shifrat. Tirana u përpoq të rikthehej në lojë, por goli i Bruno Lulajt erdhi vonë, në minutën e 90-të, pa arritur të shmangte këtë humbje.

Me këtë fitore, Teuta largohet nga zonat e play-out dhe momentalisht ndodhet në vendin e shtatë me 34 pikë.

Vllaznia u u ndal në një barazim 1-1 kundër Erzenit. Në stadiumin “Loro Boriçi”, Bekim Balaj kaloi Vllazninë në avantazh me një goditje të saktë me kokë në minutën e 29-të.

Miqtë përgjigjën në minutën e 40-të me golin e Blazevicit, duke barazuar shifrat në 1-1, rezultat që nuk u ndryshua deri në fund. Pas kësaj ndeshjeje, Vllaznia gjen veten në vendin e dytë, 4 pikë larg Egnatias kryesuese.