Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen në flakë një rafineri nafte në Rusi


Një zjarr ka shpërthyer në një rafineri nafte në Samara të Rusisë. Ngjarja ka ndodhur pas një sulmi me dron. Kreu i rajonit të Samara deklaroi se janë kryer shumë sulme me dronë kundër rafinerive rajonale të naftës gjatë natës.

“Kanë ndodhur shumë sulme kundër rafinerive të naftës gjatë natës”, ka deklaruar Azarov.

Gjithashtu sqaroi se ky ishte edhe shkaku që shkaktoi zjarrin në rafinerinë e naftës në Kuibychevsky, por fatmirësisht pa viktima.