Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje 20 vjeçarin në Durrës


Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një asksidenti në Durrës. Ngjarja është regjistruar në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor, ku automjeti me drejtues Ledi Buna 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, 20 vjeçarin Dorjan Ndoj, i cili ka humbur jetën në spital.

Policia thotë se ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidenti

Durrës/Informacion paraprak

Në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, automjeti me drejtues shtetasin L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin D. N., 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. B, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.