Vendosni fjalën kyçe....

Diplomati i lartë i Iranit i kërkon Biden të rikthehet te marrëveshja bërthamore e vitit 2015


Ministri i Jashtëm i Iranit i kërkoi Uashingtonit të veprojë shpejt për t’u kthyer në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, duke theksuar se legjislacioni i miratuar nga parlamenti e detyron qeverinë të forcojë qëndrimin e saj bërthamor nëse sanksionet e SHBA-së nuk lehtësohen deri më 21 shkurt.

Mohammad Javad Zarif gjithashtu iu referua zgjedhjeve në Iran në qershor. Nëse zgjidhet një president i vijës së ashpër, kjo mund të rrezikojë më tej marrëveshjen.

“Koha po kalon për amerikanët, si për shkak të projektligjit të parlamentit dhe atmosferës zgjedhore që do të pasojë Vitin e Ri iranian.” – tha Zarif në një intervistë me gazetën ‘Hamshahri’ botuar të shtunën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *