Vendosni fjalën kyçe....

Incidenti i Ramës me gazetaren Ambrozia Meta, Vokshi: Rezolutë për mbrojtjen e vajzave gazetare


Deputetja e PD-së Albana Vokshi, dënoi incidentin e para dy ditëve mes kryeministri Rama e gazetares Ambrozia Meta.

Ajo dënoi rastin ndërsa bëri thirrje për miratimin e një rezolute për mbrojtjen e vajzave gazetare.

Vokshi ironizoi gjithashtu deputetet gra të PS-ë dhe shoqatat për mbrojtjen e grave që heshtën për incidentin.

“Dy ditë më parë publiku shqiptar e një pjesë e atij ndërkombëtar janë ndeshur me një akt të dhunshëm, shantazhues, kërcënues të një gazetareje në detyrë. Krejt jashtë kontrollit pasi e lëshuan nervat nga pyetjet e Ambrozia Metës për një nga aferat e skandalet me të mëdha, Edi Rama pas dhunës verbale tentoi edhe të cenonte integritetin fizik të saj. Akt i patolerueshëm, gjest prej burracaku. Kush është ai që të prekë vajzat, gazetaret në detyrë. Keqardhje që asnjë nga deputetëte  PS-së nuk guxoi të mbështeste një gazetare, vajzë në detyrë. Asnjë ministre që gjoja flasin për barazinë gjinore nga mëngjesi në darkë. Asnjëra prej tyre s’e hapi gojën. S’i ka mundësi që asnjë shoqatë që mbron të drejtat e grave nuk foli. Të gjitha gratë deputete të mblidheshin sot, të ndërpritej seanca. Të miratohej një rezolutë në mbështetje të gazetareve. Këtu kemi nxitësit kyesorë të dhunës. Ta harrojmë, miratojmë sot një rezolutë në mbështetje të vajzave gazetare. Mjaft dhunës ndaj vajzave gazetare.” – tha Vokshi.