Vendosni fjalën kyçe....

SPAK-u merr të pandehur kryetarin e Bashkisë Libohovë, akuzohet për shpërdorim detyre


Leonard Hide, kryebashkiaku socialist i Libohovës është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Ai paraqitet në seancën paraprake në GJKKO.

Ai u mor i pandehur për shpërdorim detyre në kohën kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës. Ai akuzohet se ka lejuar kultivimin e bimëve narkotike përkundrejt përfitimit.

“Kur kandidova për kryetar bashkie nuk isha në dijeni të hetimit” tha Hide duke shprehur gatishmërinë.

 “Nëse është e nevojshme do largohem si kryetar bashkie për t’u përballur me drejtësinë”, tha ndër të tjera ai.

Bashkë me Hiden të pandehur janë marrë edhe disa ish-punonjës të tjerë të policisë. Parcelat me kanabis u zbuluan gjatë një operacioni të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat dhe Prokurorisë Gjirokastër.

Këtë të hënë, (18 mars) seanca paraprake për kalimin ose jo për gjykim nuk u zhvillua, pasi GJKKO i ka kërkuar SPAK të mbajë qëndrim nëse çështja do të gjykohet në GJKKO apo do të gjykohet në Gjirokastër.