Vendosni fjalën kyçe....

Një makinë përplaset me trenin në Durrës, në Lezhë nga aksidenti lëndohet punonjësi i policisë


Dy aksidente kanë ndohdur mëngjesin e sotëm në Durrës e Lezhë.

Në Durrës, një 51-vjeçar që drejtonte një furgon është përplasur me trenin në zonën e Shkozetit e për pasojë ka marrë dëmtime, po është jashtë rrezikut për jetën.

Në Lezhë, një mjet që drejtohej nga një person me iniciale Gj.B., është përplasur me një mjet policie e për pasojë është dëmtuar punonjësi i policisë me iniciale A.T., i cili ka marrë dëmtime të lehta.

Njoftimi

“Me datë 11.11.2021, rreth orës 08:10, në rrugën ‘Asti Gogoli’, Shkozet, mjeti tip “Benz” fugon me drejtues shtetasin I. M., 51 vjeç, është përplasur me trenin. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”

Njoftimi

“Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut,  automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë, ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta punonjësi i Policisë shtetasi A.T. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”