Vendosni fjalën kyçe....

Ndërtoi pa leje disa objekte në zonën e Bogës, arrestohet 30-vjeçari


Një 30-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Shkodrës pasi ndërtoi pa leje disa objekte në Bogë me qëllimi përfitimi nga turizmi.

Sipas policisë po kryeshin punime në një zonë të mbrojtur dhe pa lejën përkatëse.

Njoftimi:

Po ndërtonte pa leje, 4 objekte, në një zonë të mbrojtur, me qëllim përfitimin nga turizmi, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen 2 automjete që përdoreshin për transportimin e inerteve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar se po kryheshin punime për të ndërtuar në një zonë të mbrojtur, në Bogë, 4 objekte, pa lejen përkatëse. 

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, është arrestuar në flagrancë  shtetasi A. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se kishte ndërtuar 4 objekte druri mbi platforma të betonizuara, me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.